Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur më vdekjen e një punëtori nga Podujeva e i cili ishte duke punuar në një kompani private të ndërtimit.
Përmes, raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion
“Rr. Dëshmorët e Gollakut, Prishtinë 17.06.2022 – 10:30. Një mashkull kosovar ka vdekur, pasi është rrëzuar derisa ishte duke kryer punime në një kompani private të ndërtimit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online