Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur në Istog.
Siç thuhet në raportin e policisë së Kosovës, i njëjti ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Në lidhje me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar, derisa rasti në procedurë hetimore, thuhet tutje në raport.