Një femër në Prishtinë, ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.
Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime, thuhet në raportin e Policisë.
Tutje në raport thuhet se edhe një femër ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiçike ndaj viktimës femër kosovare.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet tutje në raport.