Këto ditë, emri i Kleviol Ahmetit është mjaft i përfolur në media për shkak të zënkës së tij me reperin Noizy.
Publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej Rigels Rajku duke e goditur Cllevion, e që më pas u shoqërua me pamje nga kënde të tjera, bëri që ngjarja të shndërrohej në kryetemë.
Është raportuar se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht.
Me rastin e largimit nga shtëpia, 36-vjeçari e kishte shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’ dhe për këtë arsye është arrestuar nga Policia në Lushnje.