Aktori i Hollivudit, Owen Wilson , 53 vjeç, hajdutët i vodhën të katër gomat nga vetura e tij Tesla gjatë natës. I hoqën edhe rripat. Dhe, për t’i bërë gjërat edhe më keq, gjithçka ndodhi teksa makina ishte e parkuar para vilës së aktorit në Santa Monica.
“Askush nuk pa asgjë. Nuk kishte dëshmitarë të krimit”, konfirmoi për Fox News toger Rudy Flores nga Departamenti i Policisë në Santa Monica.
Dëmi llogaritet në 4000 dollarë dhe çmimi i automjeteve elektrike të Tesla varion nga 43990 dollarë që është çmimi i modelit bazë deri te modeli X Plaid, çmimi i të cilit me pajisjet bazë është 119990 dollarë.
Policia po kontrollon nëse kamerat e sigurisë në lagje mund të kenë regjistruar vjedhjen. “Ky lloj krimi është i zakonshëm në këtë zonë”, tha një burim për TMZ ./FrontOnline/