Një përleshje mes disa vajzave është raportuar gjatës ditës së djeshme në Pejë.
Rreth kësaj ngjarje, Policia e Kosovës, ka dhënë detaje përmes raportit të saj 24 orësh.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar dy femra kosovare, pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Tutje, në njoftim shtohet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Po ashtu në raportin e PK-së njoftohet se, të dyshuarat në konsultim me prokurorin pas intervistimit në prani të prindërve janë dërguar në mbajtje për 24 orë.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR. Rr. Adem Jashari, Pejë 06.06.2022 – 12:20. Dy femra kosovare janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarat në konsultim me prokurorin pas intervistimit në prani të prindërve të tyre janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë.