Një person në Ferizaj është plagosur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kemajl Hetemi.
Viktima mashkull ka pësuar lëndime serioze pasi u plagos me thikë dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në QKUK ku është konstatuar se qëndron jashtë rrezikut për jetë.
“Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 04.06.2022 – 12:40. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime serioze pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, me një mjet të fortë të mprehtë-thikë. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”.