×
  • Vip
  • Vip

    Almeda Abazi: Dua t’i rris fëmijët me kulturën shqiptare, po mendojmë të blejmë një shtëpi në Shqipëri

    FrontOnline
    03 Qershor 2022

    Almeda Abazi, ish miss-i shqiptar që jeton prej vitesh në Turqi, ka dhënë një intervistë për revistën Bordo. Bukuroshja shqiptare është martuar me aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dhe dy fëmijë, djalin Efehan dhe vajzën Alina.

    Almeda ka treguar se dëshiron që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri në mënyrë që t’i rrisë me kulturën dhe traditat shqiptare. Madje, ajo theksoi se kanë menduar me partnerin e saj që të blejnë një shtëpi në Shqipëri.

    E pyetur nëse kanë menduar që të blejnë një shtëpi në Shqipëri, ajo tha se shumë shpejt do vendosen atje.

    “Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe”.

    Ajo tregoi se cilat janë ushqimet shqiptare që aktori i famshëm preferon më së shumti.

    “Pëlqen shumë ushqimet që gatuan mami im. Sidomos byrekun me mish dhe tavën e kosit.”, tha Almeda duke shtuar se vlerëson mikpritjen.

    “Padyshim njerëzit me sjelljen e ngrohtë, bregdeti dhe fakti që mund të ecësh në Tiranë për të shkuar kudo, gjë që është e pamundur në Stamboll sepse është super i madh dhe pa mjet transportues shumë i vështirë. /abcnews/

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në një...
    Sport10 Shtator 2024
    Që nga tetori i vitit 2019 kur Rusia fitonte 5-0 si mysafire e Qipros, këta të fundit nuk kanë pësuar më humbje...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar djë në Podujevë pasi ishte në kërkim me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë. I arrestuari...
    Lajme10 Shtator 2024
    Tashmë ka nisur seanca fillestare ndaj Shkumbin Sekiraqës, i akuzuar për tentim vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje....
    Lajme10 Shtator 2024
    SBASHK vazhdon takimet konsultative me përfaqësuesit e arsimit, nga çerdhet deri në universitete, për të diskutuar realizimin e kërkesave të anëtarëve. Kryetari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.