Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Jabllanicë të Pejës, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
Dëshmitari mashkull kosovar, djali i të dyshuarit, kishte dorëzuar policisë një pushkë gjysëm-automatike pasi ia kishte marrë të dyshuarit duke evituar rrezikun për lëndimin e ndonjë anëtari të familjes.
Sipas një komunikate të Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike, një karikator i pushkës, 36 fishekë dhe 5 thika të ndryshme.
I dyshuari pas intervistimit të Prokurorit është ndaluar për 28 orë.
Komunikata e plotë:
Me datë 31.05.2022, rreth orës 13:00, Stacioni Policor në Pejë, është informuar se në fshatin Jabllanicë e madhe- Pejë, ka një rast “Dhunë në Familje”.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, aty ka takuar dëshmitarin me një armë në dorë, i cili ka deklaruar se armën e ka marrë nga i dyshuari për arsye se kishte frikë se do ta lëndonte ndonjërin anëtar të familjes.
I dyshuari është arrestuar, njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) pushkë gjysmë automatike
1 (një) karikator i pushkës
36 (tridhjetë e gjashtë fishek të kalibrit 7.62×39 mm
5 (pesë) thika të ndryshme
Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë./FrontOnline