×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    KOSTT-i, gati i falimentuar, rezervon 200 bileta të avionit – lidh kontratë mbi 50 mijë €

    Fatlum Berisha
    03 Qershor 2022

    Kontratën e ka lidhur për tri vjet.

    Megjithatë, kështu siç është gjendja aktuale, nuk dihet nëse Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT do të mund ta çojë deri në fund atë.

    Ndërrmarja, e cila është përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e tregtisë së energjisë elektrike, është kapluar nga borxhet dhe rrezikon falimentimin, raporton “Front Online”.

    KOSTT ka finalizuar më 31 maj tenderin në vlerë 55 mijë euro, përmes të cilit ka siguruar 200 bileta të aeroplanit.

    Ato thotë se i duhen për udhëtimet e zyrtarëve të saj, të ngarkuar me mision për zhvillimin e aktiviteteve biznesore me palët e interesit dhe pjesëmarrjen në institucionet e mekanizmat ndërkombëtarë gjatë periudhës 2022-2025.

    Sipas kontratës që është publike kornizë, e që nënkupton se shuma prej 55 mijë eurosh mund të mos harxhitet e tëra, një biletë e klasit ekonomik është paraparë të kushtojë afër 300 euro.

    Vizitat e zyrtarëve të KOSTT do të jenë në jo pak vende – gjithsej 28 – me mundësi shtimi, raporton “Front Online”.

    Vizitë me aeroplanë është paraparë edhe në Tiranë e Podgoricë, ani se në këto kryeqytete zyrtarët e KOSTT-it mund të shkojnë lehtësisht edhe me mjete tjera transporti, me kosto shumë më të lirë.

    Të tjerat destinacione janë më larg: New York, Vienë, Berlin, Bruksel, Gjenevë, Paris, Osllo, Luksemburg, Zagreb, Athinë, Lubjanë, Sarajevë, Washington, Pragë, Helsinki, Bukuresht, Amsterdam, Moskë, Stamboll, Ankara, Budapest, Varshavë, Londër, Frankfurt, Romë e Aman.

    Fituesja

    Kompania e cila do t`ua sigurojë biletat për këto vende, kur t`u duhen zyrtarëve, është “My Travel”.

    Ajo u përzgjodh si fituese nga KOSTT-i. Ofertoi e vetme me një çmim prej 60 mijë eurosh, por bëri një zbritje, ashtu siç u kërkua në dosjen e tenderit, duke e sjell çmimin në 55 mijë sosh.

    “My Travel” është regjistruar si kompani në vitin 2016. Në fushëveprimtarinë e saj, të cilën e ka paraqitur në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, figuron se merret me sigurimin e avio-biletave.

    Borxhet e borxhlinjtë e KOSTT-it

    KOSTT e kishte përmbyllur vitin e kaluar me 26 milionë euro humbje.

    Shkaku i borxheve që ka ndaj operatorëve ndërkombëtarë, ndërmarrja publike, po hyn borxh tek Qeveria.

    Ajo po i merr hua 26.5 milionë euro prej saj. Kërkesën ekzekutivi ia miratoi në mbledhjen e 79-të, e mbajtur më 25 maj 2022.

    Operatori i Sistemit Transmisioni dhe Tregut (KOSTT) ka shkuar buzë falimentimit, meqë mbuloi faturat e energjisë elektrike për katër komunat e Veriut të Kosovës.

    Megjithatë, KOSTT-it edhe i kanë borxh.

    Burime të “Front Online” bëjnë me dije se KESCO i ka borxh KOSTT-it, 27 milionë euro.

    Aktualisht, rrjeti i transmetimit të Kosovës lidhet me shtetet fqinje përmes tetë linjave ndërkufitare.

    Front Online ka kërkuar përgjigje nga KOSTT-i që nga e mërkura, megjithë konfirmimin nga këta të fundit se do të përgjigjen në pyetjet tona, deri në publikimin e këtij artikulli në adresë të Front Online nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga KOSTT-i.

    Ata nuk janë përgjigjur se pse e kanë hapur këtë aktivitet në kohën kur janë në krizë financiare e as për palët e interesit me të cilat do të takohen në tri vitet e ardhshme./Front Online/

     

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2024
    Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s po shihet nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kontribut i dhënë nga...
    Lajme29 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë vizitës zyrtare në Kanada ka takuar Kryetaren e Komisionit të Përhershëm për Mbrojtje Kombëtare...
    Lajme29 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, komentoi situatën aktuale politike atje duke iu referuar Rezolutës së miratuar së...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2024
    Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Milihate Coklit. Në secilën qoshe të...
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka rrëfyer se si vendosi t’i bashkohet parisë...
    Lajme29 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    Lajme29 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për hezitim për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Përmes një statusi në Facebook,...
    Lajme29 Maj 2024
    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka deklaruar për Front Online se përfshirja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në zgjedhjet...
    Lajme29 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Ejup Maqedonci tha se edhe pse nuk mendohet se lufta do të nisë nesër, sërish indikacionet politike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.