Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “sulm seksual”.
SULM SEKSUAL/Fushë Kosovë 30.05.2022 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /FrontOnline