Një person i dyshuar është arrestuar dje në Prishtinë nga Policia.
I njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar vetaksident duke goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari po ashtu ka ofenduar dhe penguar zyrtarët policor në kryerjen detyrës zyrtare.
“Rr. Bill Clinton, Prishtinë, 26.05.2022 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar (vet) aksident trafiku duke goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike. I dyshuari, po ashtu në vendin e ngjarjes ka ofenduar e penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline