×
  • Kronika
  • Kronika

    Në drejtim të Policisë së Kosovës u shkrepën 26 plumba, detaje për aksionin në Zveçan

    FrontOnline
    24 Maj 2022

    Policia e Kosovës njofton për gjetjen dhe konfiskimin e 26 gëzhojave në Izvor të Zveçanit, aty ku dje u zbulua një laborator i drogës.

    Sipas policisë në drejtim të zyrtarëve policorë kanë shtënë persona të panjohur.

    Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka të lënduar, e as nuk njoftohet për ndonjë të arrestuar.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    SHKAKTIM I RREZIKUT TE PERGJITHSHEM /Fsh. Izvor, Zveçn, 23.05.2022-13:50. Derisa njësitë policore ishin në kryerje të detyrës, të dyshuar të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtimi të zyrtarëve policor. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 26 gëzhoja të armës së zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

    Në Izvor policia gjeti një laborator të drogës, në të cilin ndodheshin rreth 11 mijë fije marihuanë.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se vlera e drogës së konfiskuar rezulton në vlerë 6 milionë euro.

    “Pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, Izvor, vlera e drogës së konfiskuar e cila tashmë po shkatërrohet ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro”, ka shkruar Sveçla.

    Ministri Sveçla shkruante se policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg. /Gazeta Express/

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Kronika14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij. Policia ka bërë të...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se pas kontrollit...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Sot varroset zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Varrimi i tij...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për thellim të raporteve me Rusinë, teksa ai u takua me shefin...
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente...
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.