×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet 21-vjeçari për vjedhje në Qendrën e Skijimit në Brezovicë

    FrontOnline
    24 Maj 2022

    Dje rreth orës 06:20, stacioni policor në Shtërpcë ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur në Brezovicë të Shtërpcës, ku një person kishte vjedhur pajisje në teleferikun e Qendrës së Skijimit.

    Në lidhje me këtë, policia e rendit dhe policët hetues të stacionit policor në Shtërpcë i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet .

    “Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit”, njofton policia.

    I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij. Policia ka bërë të...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se pas kontrollit...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Sot varroset zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Varrimi i tij...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për thellim të raporteve me Rusinë, teksa ai u takua me shefin...
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente...
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.