×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX: Po mbështesim Institutin e Mjekësisë Ligjore për kërkimin e personave të zhdukur

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), ka njoftuar të premten se ekspertët e tyre mjeko-ligjorë janë në mbështetje të Institutit të Mjekësisë Ligjore për punën në terren për kërkimin e personave të zhdukur.

    Sipas EULEX-it, ky proces është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e specialistëve të mjekësisë ligjore si dhe palëve të përfshira.

    “Arkeologu mjekoligjor i EULEX-it po ofron ekspertizë teknike në gërmimet në lokacionin Stavajl në Serbi. Javën e kaluar, antropologia mjekoligjore e EULEX-it mbështeti IFM-në në zhvarrosjen e mbetjeve në Pllanjanë në Kosovë dhe këtë javë po mbështet vlerësimin e dy lokacioneve në rajonin e Kamenicës”, thuhet në komunikatën për media.

    Ky njoftim i EULEX-it vjen pasi IML tha se ekipet e saj mjekoligjore n edhe gjatë kësaj jave kanë vazhduar me kryerjen e gërmimeve hulumtuese dhe zhvarrimeve në operacionet e ndryshme fushore, si në territorin e Republikës së Kosovës, po ashtu edhe në atë të Serbisë.

    “Nga data 10.05.2022, lokacioni I gërmimeve hulumtuese në Shtaval është duke u mbuluar me pjesëmarrjen e ekipeve mjekoligjore nga Instituti I Mjekësisë Ligjore. Në lokacionin e Shtavalit, planifikohet që punimet të zgjasin edhe javën tjetër në kuadër të gërmimeve hulumtuese për varrezë massive”, thuhet në njoftimin e institutit./FrontOnline

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në...
    Lajme03 Maj 2024
    Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë lidhur me aksidentin që ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që dyshohet se është shkaktuar qëllimishëm....
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Ferizajt e ka gjobitur një shofer të autobusit, i cili ka bërë tejkalim në vijë të plotë. 34-vjeçari me inicialet...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me reagim pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i...
    Lajme03 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke...
    Lajme03 Maj 2024
    3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Me...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.