×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhunoi nënën dhe i vodhi lekët, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 48-vjeçare është dhunuar nga djali i saj, i cili më pas i ka vjedhur dhe lekët për të blerë lënë narkotike.

    Policia njofton se A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash mamasë së tij, për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre, i cili gjithashtu ka përfunduar në pranga.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja A. P., 48 vjeçe, se djali i saj, shtetasi A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre, shtetasi F. Sh., kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. P. dhe shtetasin F. Sh. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”; dhe F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./gijotina

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.