×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Misioni u krye në Mariupoli”, ekspertët: Plani i Putin ka dështuar edhe në Donbas

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Beteja më e përgjakur e luftës ruse në Ukrainë, ajo për kontrollin e qytetit strategjik të Mariupolit u mbyll në orët e para të së martës, me evakuimin e luftëtarëve të mbetur në impiantin metalurgjik të Azovstal, i kthyer në simbol të rezistencës.

    Pas ditësh negociata të zhvilluara në fshehtësi të plotë, më përfshirjen e OKB dhe Kryqit të Kuq, 264 pjesëtarë të forcave të Ukrainës disa prej të cilëve me barrela, u larguan me autobusë nga zona ku ishin bllokuar për më shumë se 2 muaj.

    Autoritetet në Kiev bënë me dije se 53 ushtarë të plagosur rëndë ishin dërguar në qytezën e Novoazovsk, e kontrolluar nga rebelët pro-rusë. 211 të tjerët ishin evakuuar përmes një korridori humanitar në Olenivka – edhe kjo qytezë në kontrollin e rebelëve. “Heronjtë na duhen të gjallë”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një videomesazh të publikuar pasmesnatës.

    “Falë veprimeve të ushtrisë ukrainase, inteligjencës, grupeve negociuese, Kryqit të Kuq dhe OKB në shpresojmë te jemi në gjendje të shpëtojmë jetët e djemve tanë. Ka të plagosur rënde mes tyre, por do të marrin kujdesin e nevojshëm. Dua të theksoj se Ukraina ka nevojë që heronjtë ti ketë të gjallë”, tha Volodymyr Zelensky.

    Megjithatë, Zelensky paralajmëroi se trupat ukrainase mund të mos lirohen menjëherë dhe tha se negociatat për lirimin e tyre mund të kërkojnë kohë dhe delikatesë. Edhe Rusia tha më herët se një marrëveshje ishte arritur për evakuimin e luftëtarëve të plagosur në këmbim të ushtarëve të kapur rusë. Të dyja palët po përpiqen ta pasqyrojnë ngjarjen si një fitore, me Ukrainën që thotë se rezistenca e kishte kryer misionin e vet dhe Moskën që theksoi se forcat e mbetura ishin dorëzuar. Qindra ushtarë ukrainas, pjesëtarë të batalionit Azov, Gardës Kombëtare dhe njësive të mbrojtjes territorial e po ashtu civilë, qëndruan në zonë që prej avancimit të trupave të Putin në Mariupol, në fillim të marsit. Kompleksi industrial ka një labirint tunelesh nëntokësore të projektuara për t’i mbijetuar luftës bërthamore. Ende nuk është e qartë se sa persona mbeten ende në bunker, por autoritetet e Kievit thonë se do të vazhdojnë përpjekjet për t’i nxjerrë të gjithë prej andej.

    Ndërkohë, një situatë krejt tjetër është në Dondas, aty ku forcat e Putin, të paktën sipas ekspertëve, mendohet se kanë pësuar humbje të mëdha duke bërë që komandatët të ndryshojnë synimet e tyre, ku në fillim mendohej se do të rrethonin trupat e Ukrainës. Në vend të kësaj, ata po fokusohen në marrjen e plotë të rajonit të Luhanskut. /A2CNN

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.