×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë

    FrontOnline
    12 Maj 2022

    Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.

    Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Viti, Kamenicë dhe Prizren ku burri rrah gruan, djali nënën dhe vëllain e tij.

    Prishtinë, 11.05.2022-20:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari-bashkëshorti i saj mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit ankuesja ka pësuar lëndime të lehta  trupore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

    Prishtinë 10.05.2022 – 20:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Viti 11.05.2022-08:10. Është arrestuar  i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhune psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.  Viktima është larguar nga shtëpia dhe e njëjta ka shkuar të jetojë te familjaret e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Kamenicë, 11.05.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij kosovar sipas viktimave i dyshuari vuan nga sëmundje mendore. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Prizren 11.05.2022-06:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme08 Korrik 2024
    Teutë Rrusta nga PSD ka thënë se i ka parë me shqetësim deklaratat e liderëve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë,...
    Lajme08 Korrik 2024
    Pagesa e punëtorëve nëpër Evropë ka dallim ndaj edhe pagat mesatare variojnë nga vendi në vend. Dallimet lindin kryesisht nga rregulloret specifike...
    Lajme08 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti, po ik nga ballafaqimi me publikun. “Kjo është një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden, u tha Demokratëve të Kongresit në një letër të hënën se ai do të vazhdojë ofertën e tij...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ndërsa NATO-ja përgatitet të mblidhet të martën në një takim treditor në Uashington për të kremtuar 75-vjetorin e saj, ajo po përforcon...
    Sport08 Korrik 2024
    Europiani 2024 është në fazën finale, teksa kanë mbetur dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe e 14 korrikut në Berlin. Nesër...
    Lajme08 Korrik 2024
    Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në Kosovë është rritur në 1,839,112 në gjysmën e parë të...
    Lajme08 Korrik 2024
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, e konsideron alarm serioz arratisjen e një të dënuari nga Qendra Korrektuese e...
    Lajme08 Korrik 2024
    Profesori Valon Myrtezaj ka thënë se nuk pritet që “Fronti i Ri” që është në tashmë është në krye të Francës, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.