Një marërdhenie me ulje-ngritje ka qenë ajo e Einxhel dhe Beatrix brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Shoqëria mes vajzave u ndikua shumë nga tensionimi i Einxhel kundrejt Donaldit, një histori që degradoi në akuza personale, shkëndijat e së cilës nuk janë shuar ende.
Pas ndarjes së menjëhershme të Donald dhe Beatrix, shumëkush i kujtoi deklaratat e Einxhel që brenda shtëpisë nuk besonte aspak në ndjenjën e tyre.
Dhe më në fund, akujt janë shkrirë edhe publikisht.
Beatrix ka bërë deklaratën e papritur për Einxhel në Tëitter ku mes tjerash shprehet:
“Einxhel ishte aty për mua kur askush tjetër nuk ishte. Ne kemi gabimet tona por në fund çfarë vlen janë qëllimet e mira prapa tyre. E dua me gjithë zemrën. Ne jetojmë dhe mësojmë, kjo është moto”.
Nuk ka munguar replika nga Einxhel që ka deklaruar:
“”Unë vetëm doja të jesh e lumtur dhe këtë e doje për mua gjithashtu. Jam e sigurtë për këtë sepse e kam parë në sytë e tu qindra herë. Dhe kjo është çka vlen për mua tash”.
Biseda është përmbyllur me Trixën që është shprehur se do ta përqafojë shumë në këto momente Einxhelin.