Një i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë.
I njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur.
Përmes, raportit 24 orësh Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Fushë Kosovë 05-06.05.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, bën të ditur Policia përmes raportit 24 orësh./FrontOnline