×
  • Vip
  • Vip

    “Ishte sipër meje”/ Aktorja e famshme shpërthen në lot teksa dëshmon në gjyq: Më përdhunoi me shishe qelqi

    FrontOnline
    06 Maj 2022

    Duket se gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard nuk ka fund. Madje në çdo seancë gjyqësore, dy aktorët e famshëm të Hollywood-it kanë akuza të reja mjaft të forta për njëri-tjetrin.

    Mbrëmjen e djeshme, Amber e ka akuzuar Depp për abuzim seksual. Sipas aktores, ish-bashkëshorti e ka përdhunuar me një shishe pije alkoolike disa javë pasi ishin martuar dhe ndodheshin për xhirimet e filmit të tij në Australi.

    “Në një moment ai është sipër meje, duke bërtitur: Të urrej, ti më shkatërrove jetën prej mbreti që kisha. Ai ishte mbi mua. Po e shikoja në sy dhe nuk më dukej si ai. Ishte nxirë i gjithi. Nuk kam qenë aq e frikësuar ndonjëherë në jetën time. Ai po më shikonte. Koka ime po përplasej me pjesën e pasme të banakut dhe nuk mund të merrja frymë. Mbaj mend që u përpoqa të ngrihesha për t’i thënë se po më lëndonte vërtet. Nuk mund të merrja frymë. Nuk mund të ngrihesha. Mendova se po më godiste me grusht.

    E ndjeva presionin në kockën time pubike dhe mund ta ndjeja krahun e tij duke lëvizur. Më dukej sikur po më godiste me grusht. Unë thjesht mund ta ndjeja këtë presion. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë, por qëndroja e qetë, pa lëvizur. Mbaj mend që shikoja nëpër dhomë, shikoja të gjitha shishet e thyera, xhamin e thyer dhe mbaj mend që nuk doja të lëvizja sepse nuk e dija nëse ishte thyer shishja prej qelqi që kishte futur brenda meje. Nuk e di si përfundoi. Nuk e di si zbrita nga banaku. Më kujtohet vetëm se isha në banjë. Më kujtohet tingulli që po bënte zëri im. Kam humbur kontrollin e fshikëzës. Mbaj mend që rashë në dysheme kur pashë poshtë gjak”, tregoi Amber duke qarë.

    Nga ana tjetër, ekipi i Johnny Depp dhe avokatët e tij thanë se Amber ka evoluuar në rrëfimin e saj. Ka shtuar detaje që më parë nuk i ka thënë dhe se këto janë gënjeshtra. Ata kërkuan kohë për të vërtetuar se rrëfimi nuk është i vërtetë

    .

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    Sot janë zbuluar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së futbollit. Dy...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhunimet i ka përdorur si një mjet lufte. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ku ka kërkuar që shtetet e...
    Lajme12 Shtator 2024
    993 armë ilegale janë shkatërruar sot nga Policia e Kosovës. Këto armë ishin konfiskuar në aksione të ndryshme policore. Lidhur me këtë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të cilës nuk iu tregua identiteti, ka folur për tmerrin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.