Një femër në Prizren është sulmuar dje fizikisht nga dy femra të tjera.
Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dy të dyshuarat janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 6 orë.
“Prizren 05.05.2022-19:00. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare . Dy të dyshuarat janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, ndalen në mbajtje për 6 orë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./FrontOnline