Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se në rrjetin e tij social Facebook, ka pranuar mesazhe kërcënuese.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Prishtinë 04.05.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrjetin social Facebook ka pranuar mesazhe kërcënuese. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./FrontOnline