×
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet një 27-vjeçar për trafikim me narkotikë në Prishtinë

    FrontOnline
    05 Maj 2022

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur ta identifikojë një person të moshës 27-vjeçare me inicialet B.G., pasi që i njëjti dyshohej se merrej me shit blerjen e substancave narkotike.

    I dyshuari është arrestuar në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta” në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë.

    Policia gjatë kontrollit të i njëjti ka gjetur sasi të vogël substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë, 2 mijë e 320 euro dhe një thikë.

    Gjithashtu kontroll i është bërë edhe shtëpisë së të dyshuarit, ku Policia ka gjetur dhe sekuestruar:

    • Një armë zjarri AK-47 me dy karikatorë dhe 50 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
    • Një armë zjarri “Bereta” me një karikator dhe 8 fishekë të kalibrit 7.65 mm,
    • Një sprej,
    • Katër dhjetë e tetë qese të vogla (dyshohet të jetë marihuanë) me peshe 39gr.,
    • Një peshore digjitale etj.

    Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy vepra penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

    Ndërkaq, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./FrontOnline/

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Kronika08 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gajkovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të pandehurit me inicialet E.Ll. Sipas prokurorisë,...
    Kronika08 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan. Kjo seancë...
    Kronika08 Tetor 2024
    Një qytetar nga Shtimja ka gjetur një shumë të caktuar parash, të cilën e ka dorëzuar në polici. Policia përmes një komunikate...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre.  Viktimat...
    Vip08 Tetor 2024
    Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion bastisje aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me ç’rast...
    Sport08 Tetor 2024
    Duket se i tejkaluan mospajtimet mes tyre. Futbollisti Edon Zhegrova dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u panë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.