Mbrëmë në media janë publikuar detaje nga denoncimi i një 15-vjeçareje, e cila ka lajmëruar Policinë se është sulmuar nga babai pasi e ka marrë vesh se është në lidhje dashurie.
Lidhja e saj u bë mollë sherri dhe vajza u dërguar në strehimore, ndërkohë që ka zbuluar se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me personin me të cilin është në lidhje.
Lidhur me deklaratën e saj, e mitura është marrë dje në pyetje dhe ka dhënë detaje të reja.
Vajza ka deklaruar se është në lidhje me një person nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ku gjatë kësaj kohe ka pasur edhe marrëdhënie seksuale me të njëjtin, me dëshirë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas intervistimit të saj, prokurorja ka dhënë urdhër të iniciohet rasti “dhunim” dhe të ndërmerren veprimet hetimore qe të sigurohet edhe prezenca e të dyshuarit.