Policia njofton se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor në Mramor të Prishtinës. Në mënyrë të njëjtë i është kundërpërgjigjur edhe zyrtari policor, me ç’rast në vendngjarje kanë mbetur të plagosur dy të dyshuarit.
Ngjarja ka ndodhur të dielën dhe në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja plumbash.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Mramor Prishtinë, 01.05.2022 – 15:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull (zyrtar policor). Po ashtu me të shtëna armësh i është kundër përgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.