Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me shkop bejsbolli dhe thikë nga dy të dyshuar në Gjakovë.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.