Mediat lokale në Drenas po raportojnë për vdekjen e një zyrtari policor nga kjo komunë.
Zyrtari policor dyshohet të ketë humbur jetën pasi ka rënë në bunar, sipas mediave lokale.
FrontOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje./FrontOnline