×
  • Lajme
  • Lajme

    Bosnja dhe Kosova, shënjestra të radhës së Rusisë

    FrontOnline
    29 Prill 2022

    Shpërthimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt ngjalli frikë 1107 km më larg, në Kosovë.

    Veriu i kësaj të fundit u pa si zonë potenciale konflikti, me trazirat që mund të nxiteshin nga serbët lokalë të atjeshëm.

    65  ditë pas, në pjesën veriore, u shënuan disa incidente. Plot 6 herë deri tash, persona të panjohur shtien mbi policët e Kosovës. Fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz.

    Këto sulme, eksperti i sigurisë Avni Islami i lidh me tendencat ruse për të destabilizuar Kosovën, rrjedhimisht Ballkanin.

    Përmend edhe Bosnjën, si vend ku mund të ketë qëllime për trazimin e ujërave.

    “Kemi vërejtë që kohët e fundit kemi disa incidente ku janë të orientuara nga eksponentë të cilët deri më tani nuk dihet se kush janë, por që dihet se janë duke vepruar në veriun e Kosovës ku cak kanë qenë institucionet e sigurisë së Kosovës dhe e them këtë për shkak se përqendrimi maksimal aq i madh në Ukrainë nga vendet e Perëndimit dikujt i konvenon të ngrit edhe një vatër artificiale që do të kishte tendenca në destablizimin e situatës, pra dihet mirëfilli që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë dy pika neurologjike t cilat mund të destabilizohen”, u shpreh Islami për “Front Online”.

    Lufta nuk u zhvillua vetëm me armë.

    Rusia e Ukraina u matën edhe në fushën e informacionit.

    Qeveria ruse intensifikoi një fushatë dezinformimi që synonte të heshtte kritikat publike. Media shtetërore ruse promovoi video të fabrikuara – shumë amatore në cilësi – që supozohej se tregonin forcat ukrainase duke sulmuar rusët në Donbas; provat treguan se sulmet, shpërthimet dhe evakuimet e pretenduara u organizuan nga Rusia. Agjencia shtetërore “Roskomnadzor”, e cila është agjencia ekzekutive federale ruse përgjegjëse për monitorimin, kontrollin dhe censurimin e mediave ruse, urdhëroi mediat të përdorin vetëm informacione nga burime shtetërore ruse dhe ta përshkruanin luftën si “operacion special ushtarak”. Historitë e reja që përshkruanin një “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte” u hoqën.

    Krimet 2-mujore të Putinit në Ukrainë, a do ta trazojë edhe Ballkanin?

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Ka vdekur në moshën 58 vjeçare, moderatorja e njohur e CNN, Alice Stewart. Raportohet se ajo u gjet e vdekur të shtunën...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat morën pamje...
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...
    Kronika19 Maj 2024
    Një person është arrestuar dje në Vushtrri pasi dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj një të miture. Në raportin 24-orësh të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.