Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku si pasoj kanë mbetur të lënduar dy persona.
Sipas raportit të policisë, të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.
“Fsh. Maxhunaj, Mitrovicë (NN) 28.04.2022 – 12:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raport. /FrontOnline/