Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i gjeti në shtëpinë e tij kokainë.
Përveç kësaj, atij iu gjetën, para të gatshme dhe telefona mobil.
Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 28.04.2022 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me substancë të dyshuara Kokainë me peshë 55.1 gram, para të gatshme dhe telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline