Një burrë nga Prizreni është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjes së tij.
Sipas policisë, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mamushë 27.04.2022 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të të dy palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër kosovare është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./FrontOnline/