Derisa ishte nën ndikim të alkoolit, i dyshuari në Fushë Kosovë dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Sipas policisë, si pasojë e rrahjes, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 28.04.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari gjithashtu ka thyer edh disa xhama ë shtëpisë, dhe ka qenë në ndikim të alkoolit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline