Sulmet e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës, kohëve të fundit janë shtuar.
Të njëjtat po ndodhin më shumë për shqiptim të gjobave, e ka edhe prej tyre që po ndodhin edhe për arsye të tjera, shkruan FrontOnline.
Sulmi i fundit ndaj zyrtarëve policor ka ndodhur sot në Istog, ku edhe janë arrestuar katër persona të dyshuar.
Por, jo pak raste të tilla kanë ndodhur në tre mujorin e parë të këtij viti.
Nga Policia e Kosovës në një përgjigje për FrontOnline kanë treguar se janë raportuar mbi 30 raste.
“Në tre mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 33 raste të sulmeve ndaj personave zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për FrontOnline.
Nga Policia nuk kanë treguar se në cilat rajone kanë ndodhur më së shumti këto raste.
E, po ashtu nuk kanë bërë të ditur as edhe numrin e personave të arrestuar të cilët dyshohet që kanë sulmuar zyrtarët policor.
Policia: Për tre muaj janë raportuar 66 raste të personave të zhdukur
Të rinj e të reja, të moshuar e të moshuara pothuajse çdo ditë në Kosovë po raportohen si të zhdukur.
E, për këto raste në Polici po raportojnë familjarët e tyre.
Po, ka prej tyre që këtë gjë po e përsërisin edhe disa herë, shkruan FrontOnline.
Por, sa është numri i tyre që për tre muaj janë raportuar në Polici si të zhdukur.
Nga Policia e Kosovës për FrontOnline kanë deklaruar se kjo shifër kalon mbi 60.
“Në tre mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 66 raste të personave të zhdukur”, thuhet në përgjigjen e Policisë, për FrontOnline.
Sipas disa statistikave të Policisë në vitin 2018 janë raportuar 246 raste, në vitin 2019 kanë qenë 254 raste, në vitin 2020, 197 dhe në vitit 2021 për nëntë muaj kanë qenë 207 raste të raportuara në Polici./FrontOnline