Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht tek kyçka për në Suharekë.
Në fotot e dërguara në redaksinë e FrontOnline shihet se një veturë është rrotulluar dhe ka dalë nga rruga.
Kurse, në vendin e ngjarjes shihen edhe zjarrfikësit.
Ndërsa, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
FrontOnline, për këtë rast ka kërkuar përgjigje edhe në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
FrontOnline do të iu mbajë të infromuar./FrontOnline