Repartisti i njohur Lyrical Son ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok” me Fisnik Junikun.
Ai ka folur mbi zhvillimet e fundit në karrierën e tij dhe skenën hip-hop në përgjithësi.
Ndër të tjerash, reperi emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, u shpreh se sot estrada shqiptare numëron aq shumë reperë të rinj, sa edhe nuk i njeh më me emra.
“Nuk njoh reper shumë të ‘sëmurë’ që është reper shumë i mirë edhe që është ‘gangster’, ndoshta ka se tash unë jam shumë larg po mi përmendin disa emra të rinj që nuk po i njoh. Se s’jam në rrjedha, por po flas për gjeneratë timen, nuk kam njohur unë reper që është ‘gangster’ i vërtetë edhe reper. Sepse nuk mundesh, duhet të zgjedhësh rrugë ose skenë”, theksoi Lyrical Son.
Tutje, ai foli edhe për pjesën e dytë të albumit “Muzikë e Alltisë”, duke thënë se bashkë me MC Kreshën kanë në plan të sjellin së shpejti, por një datë të saktë të publikimit të projektit nuk ka.
Arifi gjithashtu shtjelloi edhe temën klikimeve të famshme nga estrada, duke thënë se nuk beson në shifrat astronomike të dëgjueshmërisë së tyre – por që prapëseprapë i mirëkupton për shkak se disa prej tyre, përdorin shifrat e klikimeve për marketing.