×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vrau nusen e djalit dhe vari veten, dëshmia tronditëse e gruas: Mua më ka çarë kokën dy herë!

    FrontOnline
    25 Prill 2022

    Krimi në familje në fshatin Vidhisht në Roskovec tronditi opinionin publik, ku vjehrri vrau nusen e djalit dhe më pas u vetëvra.

    Vjehrra e Merushes ka dhënë në intervistë për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të autores Evis Ahmeti në News24.

    Ajo ka treguar detaje rrëqethëse dhe të rënda të historisë së saj, ndërsa ka treguar se Xhavari, bashkëshorti i saj ka qenë një njeri i dhunshëm dhe se e ka dhunuar.

    Po ashtu ajo ka treguar se me njërën nga vajzat nuk fliste prej 12 vitesh , pasi ishte larguar nga shtëpia për shkak se donte një djalë dhe i ati nuk e pranonte. Kjo ka bërë që vajza të largohet nga shtëpia për të mos u kthyer gati 12.

    Edhe në rast ajo tregon se Xhevahiri e kishte rrahur.

    Pjesë nga intervista

    A ka përdorur Fatjoni Dhunë ndaj Xhevahirit?

    Vjehrra e Merushes: Nuk e ka dhunuar .

    Po xhevahiri ndaj Fatjonit?

    Vjehrra e Merushes: Llafe bënin

    Ti je dhunuar nga ai?

    Vjehrra e Merushes: Unë po, e kam kaluar shumë ke, po mendoja për fëmijët. Ka qenë i ashpër edhe më fëmijët

    Po edhe më vajzat

    Asnjëherë nuk e ke denoncuar?

    Vjehrra e Merushes: Jo nuk më linte mua ai, më ka dhunuar. Dy herë më çau kokën. me bisht kose, gjaku lëmë, Në herë kur po e përcillja me dele më rrahu.

    E shikonin komshinjtë?

    Vjehrra e Merushes: Po , nuk i fliste dot njeri, nuk i flisnin dot

    Përse nuk flisnin me vajzën e vogël?

    Vjehrra e Merushes: Donte një dhe iku me dashuri, dhe për atë më ka rrahur shumë për shkak se iku. Kishte 12 vite pa folur, nuk e qaste ai,

    As ju nuk flisnit?

    Vjehrra e Merushes: Jo , nuk kam pasur asnjëherë në telefon , nuk më linte. Policët vinin këtu ikin sërish.

    Ju ka dhënë para?

    Vjehrra e Merushes: Jo. nipçen donte ta takonte.

    Mirushja i kishte marrëdhëniet mirë me djalin e Fatjonit?

    Vjehrra e Merushes: Po e merrte.  Ai edhe për çupën e madhe që iku fliste keq. Edhe për Merushën ashtu thoshte, nuk është për ne nuk është për fshat.

    Unë erdha kot, Merushja atë ditë edhe me mua nuk dilte jashtë. Një herë ka pirë kafe me mua, Ajo rrinte brenda e kyçur dhe me mua nuk e hapte derën rrinte kyçur. Kur vinte Fatjoni dilte . E mbante vetë, kishte frikë nuk e di,. Unë kur erdha e pashë të shtrirë dhe më pas erdhën të gjithë.

    Ju keni dhënë një intervistë duke pastruar gjakun e Merushes?

    Vjehrra e Merushes: Asnjë nuk vinte dorë atje, asnjë nuk e fshinte, kush do ta bënte.

    Kur erdhe te dera nuk kishte shenja jete Merushja?

    Vjehrra e Merushes: Jo .

    Me çfarë e kishte vrarë?

    Vjehrra e Merushes: Pamë vetëm sfurkun, e gjeti nipçja.

    Ish-nusja e Fatjoni  ka qenë në varrim. Te varrezat ishte , kishte ardhur me atë atin.

    Në gjithë këtë ngjarje për këtë të erdhi më shumë keq?

    Vjehrra e Merushes: Edhe nusja ishte e mirë, për Fatjonin, për çunin, për ne nuk ishte.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    “E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar që masakroi për vdekje gruan e tij,...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Farhan Haq ka përsëritur se të gjitha pikat kufitare për në Gaza duhet të rihapen për ndihma...
    Vip16 Maj 2024
    Fatjon Kuqari ka postuar një video në Instagram, që bo bënë gjiron e rrjetit. Ai ka treguar pamje se si është rrëzuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.