Katër të dyshuar janë arrestuar dje në Ghurxhevik të Madh të Klinës, për shkak se ishin rrahur në mes veti për shkak të një kontesti pronësor.
Në raportin e policisë thuhet se për shkak të kësaj njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore, si dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Fsh. Ghurxhevik i Madh, Klinë, 24.04.2022 – 16:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkak të një kontesti pronësor ishin rrahur në mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.