Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” – këngëtarja e njohur – Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Fifi, është përfolur kohët e fundit se mund të jetë shtatzënë.
Ditën e sotme, artistja e ka mohuar këtë në një pyetje që iu parashtrua nga një ndjekëse në “Instastory”.
“A është e vërtetë që je shtatzënë”, ka qenë pyetja drejtuar Fifit së cilës ajo iu përgjigj: “Nëse do të isha a po mendon që isha duruar pa e ndarë me juve”.
Kishte shumë zëra ose thashetheme që besonin se këngëtarja ishte në një lidhje me Adisin, por vetëm më vonë u vërtetua romanca mes dyshes.
Në një video që pushtoi rrjetin, çifti i ri u pa teksa putheshin në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.
Rikujtojmë se Fifi u përfol se mund të ishte shtatzënë pasi ajo shpërndau një foto me Adisin ku shkruante: “E dashuroj dashurinë tonë”.