Një grua është arrestuar në Drenas pasi ka tentuar ta sulmojë bashkëshortin e saj, pas një mosmarrëveshjeje.
Policia bën me dije se me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje.
“Gllogoc, 19.04.2022-22:00.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta sulmoj bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline