Një aksident trafiku ka ndodhur në Skenderaj, ku si pasojë janë lënduar tre persona.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur dje në mëngjes.
“Rr. Skënderbeu, Skenderaj 15.04.2022 – 07:53. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tri viktimat të cilët fillimisht trajtimin mjekësor e kanë marrë ne QKMF Skenderaj e më pas janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport./FrontOnline