Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar dje në rrugën Suharek-Duhël si pasojë e një aksidenti në trafik.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave.
Personat e lënduar janë duke u trajtuar në repartin kirurgjik, kurse më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline