Një person u arrestua pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një grua në Shtërpcë të Ferizajit.
Sipas policisë, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Shtërpcë 14.04.2022-09:00.Viktima femër kosovare ka njoftuar se derisa ishte duke udhëtuar së bashku me veturë me të dyshuarin mashkull kosovar, është sulmuar seksualisht .Viktima është dërguar në tretman mjekësor . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline