Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Sllatinë.
Lajmi është bërë i ditur për FrontOnline nga zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.
Njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të tregohen më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në trafik, në mënyrë që të parandalohen aksidentet që shpesh po përfundojnë me pasoja të rënda./FrontOnline