Një person me shtetësi nga Mali i Zi është gjetur pa shenja jete në Ferizaj.
Siç njofton policia, mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete, i cili më pas është dërguar në IML për obduksion.
Rasti nën hetime.
“Ferizaj, 07.04.2022 – 16:37. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull Shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline