×
  • Kronika
  • Kronika

    Nëntë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit

    FrontOnline
    05 Prill 2022

    Nëntë raste të dhunës në familje raportohet se kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

    Tetë nga të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre janë arrestuar, ndërsa njëri nga rastet është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

    Policia bën të ditur se pesë nga këto raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë dhe nga një rast në Fushë Kosovë, Pejë, Istog e Mitrovicë.

    Raporti i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    Fushë Kosovë, 04.04.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

    Prishtinë 04.04.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë, 04.04.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij (vajza e mitur). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë, 04.04.2022 – 16:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të tij, viktimës mashkull kosovar, i mitur. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

    Prishtinë, 04.04.2022 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, me ç ‘rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Prishtinë, 22.03.2022 – 12:20. Pas një pune hetimore me datë 04.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE

    Pejë, 03.04.2022 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-djalin e tij. I dyshuari po ashtu ka kanosur edhe viktimën bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Istog, 04.04.2022 – 19:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të tij, viktimës mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Mitrovicë, 04.04.2022 – 10:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka probleme me bashkëshortin e saj i cili ushtron dhunë psiqike duke e ofenduar në mënyra të ndryshme, ndërsa dy fëmijët e saj i ka sulmuar fizikisht. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte sulmuar fizikisht një femër me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...
    Kronika09 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një burrë. Policia bën të ditur se...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i “Partisë Demokratike të Kosovës”, Hajdar Beqaë ka deklaruar për “Front Online” se këto përgjime po tregojnë se Kusari-Lila ka qenë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pas kërcënimit me jetë që ka marrë gazetari Vehbi Kajtazi. AGK ka kërkuar nga Policia...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Shërbimet e urgjencës kanë bërë thënë se dy persona janë vrarë nga sulmet me raketa në veri të Izraelit. “Pas sirenave që...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në media janë publikuar disa biseda ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të “Lëvizjes Vetëvendosje” dhe kryekriminelit Milan Radojiçiqit. Në bisedën e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes deputetes Mimoza Kusari dhe terroristit Milan Radojçiq. Ajo ka thënë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kepërdorim i detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave dhe përfitim të kundërligjshëm, presion ndaj zyrtareve, janë disa prej veprave të kundërligjshme që dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.