Një burrë ka humbur jetën sot në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekt.
Policia e ka konfirmuar rastin për Front Online dhe ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.
“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga lartësia e një objekti. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, kanë thënë nga Policia për Front Online.
Aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të ngjarjes nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant./Front Online/