Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një femër është goditur dje nga vetura në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit e njëjta ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 01.04.2022 – 16:49. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësoreje femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./FrontOnline