Policia e Kosovës raporton se sot në orët e para të mëngjesit ka pranuar një informacion se në qytetin e Kaçanikut një person E.J, 19-vjeçar, ka kanosur B.B, 21 vjeçare, ku me të marrë informatën policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar.
Tutje, raportohet se policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.J (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet B.B ( F/K) e moshës 21 vjeçare”, thuhet në raport të Policisë.
Raporti i plotë:
Arrestohet një person për kanosje në Kaçanik
Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orë e para të mëngjesit në ora 00:10 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Idriz Seferi ‘’ në Kaçanik është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet E.J (M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet B.B ( F/K) e moshës 21 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.