37 aksidente kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Asnjë prej tyre nuk përfundoi me fatalitet.
Ndërsa, 11 aksidente ishin me të lënduar e 26 me dëme materiale.
Për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar edhe 2,075 gjoba.